Qytetarja denoncon rrezikun për këmbësorët në rrugën Ndre Mjeda, kërkon masa urgjente

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.07.2025, 15:56

Një qytetare ka denoncuar kushtet e rrezikshme për këmbësorët në rrugën Ndre Mjeda tek ish-Nyja e Betonit, në Tiranë, duke kërkuar masa urgjente për përmirësimin e sigurisë. Sipas denoncueses, rruga është jashtëzakonisht e rrezikshme pasi mungojnë totalisht trotuaret, dhe e vetmja hapesirë ku mund të ecin këmbësorët është e zaptuar nga makinat e parkuara.

Ajo shton se sot ka përjetuar herën e dytë kur jeta e saj dhe e fëmijës së saj ka qenë në rrezik pasi një makinë ka kaluar në distancë shumë të afërt, duke mos lënë asnjë hapësirë sigurie. Qytetarja ka apeluar që të merren masa të menjëhershme, si vendosja e trotuareve, kontrolle më të rrepta për parkimet dhe sinjalizim më të qartë për shkelësit e rregullave rrugore.

Denoncim:

Pershendetje, Desha te bej nje denoncim dhe nje kerkese urgjente ne lidhje me rrugen tek ish nyja e betoni, ku kalojme perdite bashke me femijen tim. Kjo rruge eshte jashtezakonisht e rrezikshme per kembesoret – mungojne totalisht trotuaret dhe e vetmja hapesire ku mund te ecim eshte e zaptuar nga makina te parkuara. Sot ishte hera e dyte qe na rrezikohet jeta, pasi nje makine kaloi ne distance shume te afert me ne, duke mos lene asnje hapesire sigurie. Ju lutem me urgjence te merren masa – vendosje e trotuareve, kontroll per parkimet apo sinjalistike rruge – para se te ndodhe ndonje tragjedi. Faleminderit per mirekuptimin dhe shpresoj ne veprim sa me te shpejte.

Denonuesja ka kërkuar që autoritetet të reagojnë sa më shpejt, duke e konsideruar situatën si një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit