Një banore e kompleksit "Mond i Rikes" në Golem të Kavajës ka ngritur shqetësimin për ndotjen e rëndë që shkakton një kanal që kalon përpara vilës së saj dhe që vazhdon të derdhë ujëra të zeza. Sipas denoncimit, pavarësisht se zona është pajisur me sistem kanalizimi, kanalizimi i jashtëm vazhdon të ndotë ajrin dhe mjedisin, duke krijuar kushte të pasigurisë shëndetësore për banorët e zonës.
Era e keqe është një problem i vazhdueshëm, që përkeqësohet nga prania e ujërave të ndotura që rrjedhin në det pranë Hotel Grint. Për më tepër, një pjesë e kanalit është mbuluar me beton nga një pallat që po ndërtohet në afërsi, i cili, sipas denoncueses, ka shkaktuar një ndotje të thellë dhe ka krijuar kushte të vështira për jetesën.
Denoncimi:
Pershendetje desha te bej nje denoncim por te mbetem anonim se me kete milet qe eshte ketu ke dhe frike te flasesh . une jam nje banore me qe jetoj ne nje vile tek pishta e buta ne golem ne afersi te hotel grint eter pinea etj. kemi me shume se 25 vjet qe jetojme ne kete vile qe ndodhet ne kompleksin e mondit te rikes keshtu inka mbetur emri sepse keshtu quhesh ndertuesi . kemi nje kanal perpara viles qe pavaresisht se ne zone jane nere kanalizimet vazhdojne dhe derdhin ujrat e zeza hotelet perrreth apo dhe nuk e di ekzaktesisht kush se nuk e evidentojme dot . zona mban nje ere te qelbur qe kur hyn ne rruge dhe rreth e rrotull kompleksit. eshte dhe burim infeksionin se ky kanal ka nje rrjedhje ne det afer hotel grint. gjysmen e kanalit e ka mbuluar me beton ky pallati qe po ndërtohet qe ka qelb dynjane dhe ky tre vjet zhul. nejse hallin e kam te kanali se na qelbi faleminderit.
