Lëndohet shoferi i autobusit të NPT-së, intervenoi për të shuar zjarrin që e kaploi autobusin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.07.2025, 15:04

Një shofer i Ndërmarrjes Transportuese Publike (NTP) në Shkup ka përfunduar në spital pasi paraprakisht, kishte shuar zjarrin që e kishte kapluar autobusin që po e voziste në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup.

“Sot (21.07.2025) në orën 07:16 në SPB Shkup është raportuar se në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup ka shpërthyer një zjarr në një autobus të NQP-së, i cili drejtohej nga S.B., ndërsa ishte në lëvizje nëpër bulevard”.

“Zjarri është shuar nga vetë S.B., i cili më pas është transportuar me autoambulancë në Klinikën e Toksikologjisë në kuadër të kompleksit klinik “Nënë Tereza” në Shkup, për të marrë ndihmë mjekësore. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit