Arrestohet vëllai i deputetit të PS/ Drejtorit të kabinetit në bashkinë Peqin i gjendet në banesë municion luftarak

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.07.2025, 14:50

Vëllai i deputetit të Partisë Socialiste, Saimir Hasalla, Denis Hasalla, është shoqëruar në Komisariat pas një kontrolli të zhvilluar në banesën e tij, ku janë sekuestruar 30 fishekë. Ky aksion, që u realizua në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan, është pjesë e hetimeve që po zhvillohen lidhur me çështjen e inceneratorit, një investigim që ka ngritur shqetësime të mëdha për abuzime të mundshme me fondet publike dhe kontratat e menaxhimit të mbetjeve. 35-vjeçarit gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjet një sasi municioni luftarak. Ai aktualisht mban pozicionin e drejtorit të kabinetit në bashkinë Peqin.

“Strukturat për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për lejimin e kontrollit në disa banesa, në kuadër të një procedimi penal të vitit 2024. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i: D. H., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi municioni luftarak”, njoftoi policia.

Arrestimi u krye në bazë të një vendimi të Gjykatës, ndërsa mëngjesin e sotëm janë ushtruar 14 kontrolle në banesa të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve vendorë të përfshirë në skemën e dyshuar të shpërdorimit të fondeve publike. Në fokus të hetimeve janë gjithashtu zëvendëskryetarë bashkish dhe drejtues të sektorëve juridikë e financiarë në bashkitë e qarkut Elbasan, të dyshuar për lidhje me pagesa fiktive dhe shërbime të pakryera për djegien e mbetjeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit