Parashutisti iu bie sipër kokës pushuesve

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 21.07.2025, 14:52

Një incident i rrezikshëm është regjistruar sot në plazhin e Drimadhes, ku një parashutist ka humbur kontrollin gjatë uljes dhe është përplasur me një çadër të rrethuar nga peshqirë dhe çarçafë që shërbenin si mbrojtje nga dielli.

Pamjet e siguruara nga JOQ Albania tregojnë momentin kur parashutisti zbret në mënyrë të pakontrolluar, duke shkaktuar panik tek pushuesit përreth. "Përshëndetje JOQ, kështu rrezikohet jeta e pushuesve në Drimadhes," shkruan qytetari që ka dërguar videon.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky incident, por rasti ngre shqetësime serioze për sigurinë në plazhe, veçanërisht në lidhje me aktivitetet ajrore në zonat e frekuentuara nga qytetarët.

Ngjarja thekson nevojën për masa më të forta kontrolli dhe rregullime që kufizojnë uljet e parashutistëve në ambiente të mbipopulluara bregdetare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit