Vdes mjekja e Psikiatrisë, Nazife Hulaj

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.07.2025, 14:10

Ka ndërruar jetë mjekja e Psikiatrisë dhe shefja e Urgjencës Klinike Psikiatrike në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK, Nazife Hulaj.

Në lidhje me këtë ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.

“Doktoresha Hulaj, dha kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e psikiatrisë, duke ndihmuar në zhvillimin e këtyre shërbimeve në QKUK. Ngushëllime për familjen, miqtë dhe kolegët për këtë humbje të madhe”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të ShSKUK-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit