Godina e Agjencisë Doganore në Portin e Durrësit, e inauguruar vitin e kaluar, është katandisur si mos më keq. Ndërtesa e re që zëvendësoi atë të vjetër, është në kushte shumë më të vështira për punonjësit dhe vizitorët.
Mungesa totale e shërbimeve sanitare është problematike, pasi nuk ka as pastrues, as kosha për mbeturina, duke lënë hapësirat jashtë çdo standardi higjienik. Edhe pse ka kaluar më shumë se një javë që kjo gjendje ka nisur, nuk ka asnjë reagim nga autoritetet për të adresuar këto mungesa kritike.
Punonjësit kërkojnë urgjentisht një zgjidhje që të mundësojë kushte më të mira pune dhe shërbime më të sigurta dhe higjienike. Pavarësisht kërkesave, deri tani nuk ka asnjë përpjekje serioze për të përmirësuar këtë situatë alarmante.
Denoncimi:
Pershendetje joq! Ju shkr nga agjensit doganore ne portin e durrsit per tju treguar te gjith shtetit se ne ca gjendje te mjerushme na ka lene shteti me kte ndertes te sapo ber e cila u inagurua vjet me qerane dytish nga ajo qe kishim me pare dhe pa asgje sherbim sidomos sherbimi sanitar esht zero ska mo asnje pasteuese as kosha per mbeturina asgje vetem vin ktu kerkojne te ndryshojne kontraten te nrine qerane edhe te shtojne kosto te tjera per pastrimin sanitare. Ju lutem publikojni pasi ka me shum se 1 jav me kte gejndje. Ju faleminderit
