Banorët e pallateve pranë ish-ekspozitës në Tiranë janë të shqetësuar për ndërtimin e një objekti të ri vetëm 6 metra larg ndërtesave të tyre. Zhurma intensive që vjen nga punimet ka bërë që shumë prej tyre, sidomos ata që kanë fëmijë të vegjël dhe të moshuar, të përjetojnë stres dhe acarim.
Fëmijët nuk mund të flenë dhe personat e moshuar e ndjejnë shumë rëndë ndikimin e zhurmës në shëndetin e tyre. Banorët kërkojnë shpjegime nga autoritetet lokale përse është lejuar ndërtimi i këtij objekti në një distancë kaq të vogël nga pallatet ekzistuese, duke rrezikuar mirëqenien e qytetarëve.
Ata kërkojnë që të merren masa për të zvogëluar ndikimin e zhurmës dhe të sigurohet një mjedis më të rehatshëm për të gjithë banorët e zonës.
Denoncimi:
pershendetje joq jemi shum te shqetsuar pallati ngjit po ndertohet shum afer me pallation ton dhe pallatin tjeter sic e shef ne vidjo. Zhurma fillon n7 kemi femij qe duan te flen dhe te moshuar qe nuk po e durojn dot me Si mund ti japesh leje nji pallati te ndertoet vetem 6 meter nga tjetri. Ketu jemi te ish ekspozita pallati mbi dyqan pandoren.