Bashkia e Shkupit: Sot fillon dezinsektimi tokësor në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.07.2025, 10:52

Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se prej sot fillon dezinsektimi tokësor i zonës së qytetit, me qëllim shkatërrimin e formave të rritura dhe larvave të mushkonjave. Aksioni do të kryhet natën, nga ora 22:00 deri në orën 03:00, dhe do të zgjasë deri të enjten, më 24 korrik.

Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë kryerjen e dezinsektimit, ai do të realizohet ditën e parë të nesërme, kur kushtet e motit do të jenë të favorshme, në terminin e njëjtë.

Autoritetet e qytetit u bëjnë thirrje bletarëve që me kohë t’i ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje të bletëve gjatë periudhës së dezinfektimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit