Shpërthimi në diskotekën “Gate” – Policia jep detaje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.07.2025, 10:43

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në diskotekën “Gate”, në rrugën “Epiri” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Agron Borovci.

Sipas tij, shpërthimi është raportuar rreth orës 02:45, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme kundrejt situatës. Nga informacionet fillestare, nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Borovci.

Ai shtoi se në koordinim me prokurorin e shtetit, është iniciuar një hetim për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave që lidhen me rastin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit