Dy punëtorë humbën jetën në vendin e punës në Gjakovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.07.2025, 09:56

Dy persona kanë humbur jetën sot në qytetin e Gjakovës, si pasojë e një aksidenti në vendin e punës.

Bëhet fjalë për dy punëtorë, të cilët dyshohet se kanë rënë aksidentalisht nga një lartësi. Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ku është konstatuar vdekja e tyre.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, ka konfirmuar se vdekja e viktimave është vërtetuar nga ekipet mjekësore.

“Sot rreth orës 08:15, jemi njoftuar se dy persona (meshkuj të moshës madhore) janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë, dyshohet si pasojë e lëndimeve të pësuara në vendin e punës, në rrugën ‘Bardhyl Qaushi’ në Gjakovë. Më pas është konfirmuar edhe vdekja e tyre”, tha Elezaj.

Ai bëri të ditur se njësitë relevante të Policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprime hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit