Prej disa vitesh, në rrugën "Vëllezërit Manastirli" në zonën e Zogut të Zi, qëndron e braktisur një makinë e dëmtuar rëndë, e cila është kthyer në vatër mbeturinash dhe infeksionesh. Automjeti ndodhet pranë një parku ku luajnë çdo ditë fëmijë, disa prej të cilëve hyjnë brenda saj, duke u ekspozuar ndaj rrezikut serioz për shëndetin dhe sigurinë e tyre fizike.
Banorët e zonës shprehen të shqetësuar për këtë situatë që po zvarritet prej kohësh pa asnjë ndërhyrje nga institucionet përkatëse. Kjo makinë jo vetëm që ndot ambientin dhe dëmton imazhin e lagjes, por përbën edhe një kërcënim real për komunitetin, sidomos për fëmijët që e kanë kthyer në vend loje. Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për largimin e saj dhe rehabilitimin e hapësirës përreth.
Qytetari denoncon:
Pershendetje JOQ, Deshiroj te bej nje denoncim ne lidhje me nje makine te braktisur qe ndodhet prej disa vitesh tashme ne nje prej lagjeve kryesore te Tiranes, ne zonen e Zogut te Zi, rruga Vellezerit Manastirli. Kjo makine eshte e shkaterruar totalisht dhe prej kohesh eshte mbushur me mbeturina. Problemi me i madh eshte se ndodhet ne nje park ku ka dhe femije qe luajn cdo dite dhe disa prej tyre futen edhe brenda makines, duke e kthyer ate ne nje rrezik serioz per shendetin e tyre. Kjo makine eshte kthyer ne nje vater infeksionesh dhe perben rrezik te madh si per sigurine fizike te femijeve ashtu edhe per higjienen e zones. Ju lutem ndihmoni qe ky problem te marre vemendjen qe meriton nga institucionet perkatese.