Gruaja shkon si blerëse por vjedh çantën dhe largohet qetësisht, shitësja: Ktheje mbrapsht!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.07.2025, 00:28

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një rast vjedhjeje që ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e Plazhit në Durrës.

Protagoniste është bërë një zonjë e veshur me ngjyrë rozë, e cila ka përfituar nga momenti kur disa gra ishin të interesuara për të blerë produktet artizanale të denoncueses dhe i ka vjedhur një çantë me rruaza.

Pamjet filmike, të siguruara nga qytetarja, e tregojnë zonjën tek afrohet, merr çantën, e shikon për disa sekonda dhe më pas largohet me të në dorë, pa paguar dhe pa njoftuar askënd.

Denoncuesja shprehet se çanta është e punuar me dorë dhe ka një vlerë të veçantë materiale e emocionale. Ajo i bën thirrje autores që ta rikthejë nëse e sheh këtë postim.

“Kjo zonja e veshur me rozë më ka vjedhur çantën me rruaza. Kjo ka ndodhur sot në mbrëmje në zonën e plazhit Durrës. Është e lutur të rikthejë çantën nëse sheh këtë postim. Lutem nga ana juaj që ta publikoni këtë ngjarje, sepse këto çanta janë të punuara me dorë dhe nuk mund të vidhet kaq lehtë mundi i tjetrit”, shprehet ajo për JOQ.

@joq

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania një rast vjedhjeje që ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në zonën e Plazhit në Durrës. Protagoniste është bërë një zonjë e veshur me ngjyrë rozë, e cila ka përfituar nga momenti kur disa gra ishin të interesuara për të blerë produktet artizanale të denoncueses dhe i ka vjedhur një çantë me rruaza. Pamjet filmike, të siguruara nga qytetarja, e tregojnë zonjën tek afrohet, merr çantën, e shikon për disa sekonda dhe më pas largohet me të në dorë, pa paguar dhe pa njoftuar askënd. Denoncuesja shprehet se çanta është e punuar me dorë dhe ka një vlerë të veçantë materiale e emocionale. Ajo i bën thirrje autores që ta rikthejë nëse e sheh këtë postim. “Kjo zonja e veshur me rozë më ka vjedhur çantën me rruaza. Kjo ka ndodhur sot në mbrëmje në zonën e plazhit Durrës. Është e lutur të rikthejë çantën nëse sheh këtë postim. Lutem nga ana juaj që ta publikoni këtë ngjarje, sepse këto çanta janë të punuara me dorë dhe nuk mund të vidhet kaq lehtë mundi i tjetrit”, shprehet ajo për JOQ.

♬ original sound – JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit