Në lule të rinisë, aksidenti tragjik i merr jetën 22-vjeçares shqiptare në Greqi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.07.2025, 23:40

Vajza që shihni në foto është 22-vjeçarja Izabela Kuteli, e cila humbi jetën në një aksident tragjik ditën e shtunë në Athinë.

Ajo ishte me origjinë nga Dukati i Vlorës.

E re në moshë, e dashur për të gjithë ata që e njihnin, Izabela u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme, duke lënë pas një dhimbje të madhe dhe një boshllëk të pazëvendësueshëm për prindërit, vëllain, miqtë dhe të njohurit e saj.

Në rrjetet sociale janë publikuar dhjetëra mesazhe prekëse ngushëllimi nga familjarë, miq dhe bashkëfshatarë, të cilët ndajnë trishtimin për këtë humbje të madhe.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit