“Turistja franceze tapë, shkatërron pemën dhe sillet keq me stafin e aeroportit”

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.07.2025, 22:13

Një qytetare ka denoncuar në redaksinë e JOQ Albania sjelljen aspak të hijshme të një turisteje franceze, e cila dyshohet se ka qenë në gjendje të dehur.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në aeroportin e Rinasit, ku turistja ka dëmtuar një pemë dekorative duke i këputur gjethet dhe ka shfaqur sjellje agresive ndaj stafit të aeroportit.

Mesazhi i qytetares:

“Turistja franceze tapë në aeroportin e Tiranës dy ditë më parë. Shkatërroi pemën dhe kishte sjellje agresive me stafin.”

Pavarësisht se Shqipëria mirëpret turistët me mikpritje, gjeste të tilla nuk mund dhe nuk duhet të tolerohen. Respekti për ambientin dhe njerëzit që punojnë për ofrimin e shërbimeve është minimalja që pritet nga kushdo.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit