Zetori u përmbys dhe e zuri poshtë, humb jetën tragjikisht një person në Divjakë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.07.2025, 18:38

Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë, ku një 62-vjeçar ka humbur jetën.

Raportohet se shtetasi Mali Meta, teksa ishte duke drejtuar një zetor në tokat bujqësore, ka humbur kontrollin e mjetit bujqësor.

Si pasojë, zetori ka përfunduar i përmbysur në një kanal, duke e zënë poshtë viktimën.

Pavarësisht ndihmës së menjëhershme të bashkëfshatarëve, 62-vjeçari nuk arriti dot t'u mbijetonte plagëve të marra, duke humbur jetën në vendngjarje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit