E dhimbshme/ Ky është i moshuari që vdiq në Klinë, duke shuar zjarrin në ara

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.07.2025, 17:44

Ka ndërruar jetë një qytetar Bilal Rraci i moshuar, i cili kishte pësuar lëndime të rënda gjatë përpjekjes për të shuar një zjarr që kishte përfshirë varrezat e fshatit Ujmirë të Klinës.

I ndjeri kishte hyrë në zjarr për të ndihmuar në shuarjen e flakëve, por fatkeqësisht kishte pësuar djegie të rënda trupore.

Në vendin e ngjarjes kishin ndërhyrë menjëherë Policia, Zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor i QKMF-së në Klinë, të cilët i kishin ofruar ndihmën e parë. Më pas, i moshuari ishte dërguar për trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër përpjekjeve të stafit mjekësor, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit