Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pësuar një helmim nga ushqimi dhe aktualisht po rikuperohet në shtëpinë e tij, ku do të qëndrojë për tre ditë me rekomandim të mjekëve.
75-vjeçari u ndje keq gjatë natës dhe pas kontrolleve mjekësore u diagnostikua me inflamacion të zorrëve dhe dehidratim.
Ai po trajtohet me serume dhe do të vazhdojë të drejtojë punët e shtetit nga shtëpia.
Netanyahu ka pasur probleme të mëparshme shëndetësore. Vitin e kaluar iu vendos një pacemaker (stimulator kardiak), ndërsa në dhjetor iu nënshtrua një ndërhyrjeje për të hequr prostatën, pas një infeksioni urinar.