Gruaja vjedh kutinën me florinj mbi banak, pronarja: Kthejeni tani

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.07.2025, 16:32

Një grabitje ka ndodhur sot në mes të ditën brenda një zyre të këmbimit valutor në rrugën e Kavajës në Tiranë.

Në pamjet që kanë mbërritur në redaksinë tonë, duket se si një zonjë e shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe djali, vjedh një kuti të zezë e cila ndodhej mbi banak. Kutinë e kishte harruar atje një qytetar, dhe brenda kishte sende me vlerë. (Florinj)

Zonja që shkoi për të thyer paratë, pasi e shikon me kujdes se çfarë ka brenda, vendos që ta marrë me vete kur largohet. Pronarja i bën thirrje që ta kthejë, ose në të kundërt do ta denoncojë në polici.

Ajo kërkon ndihmën e qytetarëve që mund ta njohin, që t’i japin informacione duke e telefonuar në numrin e telefonit 069 22 11 217.

Mesazhi i plotë:

DENONCIM PUBLIK – VJEDHJE E TURPSHME NË MES TË DITËS

Sot, në orën 12:37, pranë sportelit të zyrës së këmbimit valutor Beslor Exchange, në Rrugën e Kavajës, përballë Kishës Katolike në Tiranë, një klient harroi një kuti të vogël të zezë me sende shumë të çmuara prej ari.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë qartë një familje që hyn menjëherë pas një burrë, një grua me fustan të verdhë dhe një fëmijë. Gruaja me çantën Pinko vëren kutinë, e hap me qëllim, dhe pasi sheh përmbajtjen e vlefshme, e merr pa asnjë njoftim, duke vjedhur në mënyrë të vetëdijshme dhe të turpshme, përpara syve të burrit dhe fëmijës së saj.

A është ky modeli që po u japim fëmijëve tanë? Të vjedhësh në mes të ditës, në publik, e për më tepër përpara fëmijës është një akt i shëmtuar, që nuk mund të kalojë pa pasoja. Nëse kjo familje nuk paraqitet vetë për të kthyer sendet e vjedhura, pamjet do t’i dorëzohen policisë dhe prokurorisë, dhe do të ngrihen padi penale për vjedhje me prova të plota video.

Kërkojmë nga kushdo që ka informacion mbi identitetin e kësaj familjeje, të na kontaktojë urgjentisht ose të njoftojë policinë. Mos heshtni përballë padrejtësisë – sot ndodh me dikë tjetër, nesër mund të jeni ju! Videoja e plotë është bashkangjitur. Faleminderit për ndihmën dhe shpërndarjen e këtij njoftimi.

Ju lutemi, per cdo informacion qe dikush mund te kete mbi keta individe, te telefonoje “Beslor Exchange” tek Rruga e Kavajes ne numrin e telefonit +355692211217

Cdo informacion identifikues do ti kaloje policise. Faleminderit perzemersisht: Personeli “Beslor Exchange”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit