E zuri poshtë muri që po shembte, humb jetën 51-vjeçari në Dimal

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.07.2025, 14:14

Një ngjarje tragjike është regjistruar sot në fshatin Kutalli, të Dimalit, ku një 51-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht në rrethana aksidentale.

Viktima është identifikuar si Altin Hajdari, i cili po shembte një mur rrethues në banesën e tij kur struktura është rrëzuar dhe e ka zënë poshtë. Familjarët e dërguan menjëherë në Spitalin Rajonal të Beratit, por mjekët konfirmuan se ai kishte mbërritur pa shenja jete.

Trupi i tij është dërguar në morg për autopsi mjeko-ligjore, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së DVP Berat, që po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit