Gledis Nano fiton apelin ndaj qeverisë, përfiton 100 mijë € paga

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20.07.2025, 13:22

Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka dalë fitues në përballjen ligjore me qeverinë, pasi Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke e shpallur të paligjshëm shkarkimin e tij nga detyra.

Trupa gjykuese ka rrëzuar ankimimin e paraqitur nga Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Brendshme, të cilat kërkonin anulimin e vendimit që i dha të drejtë Nanos për shkarkimin nga detyra.

Me këtë vendim përfundimtar, shteti shqiptar detyrohet t’i paguajë Gledis Nanos një dëmshpërblim të barabartë me 60 paga mujore, që i korrespondojnë mandatit të ndërprerë prej pesë vitesh, me një vlerë totale rreth 100 mijë euro.

Nano u shkarkua më 31 gusht 2022, me propozim të ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, ndërkohë që kryeministri Edi Rama kishte deklaruar se i kishte kërkuar dorëheqjen. Si arsye zyrtare për largimin e tij u citua "mosrealizimi i objektivave".

Gledis Nano tashmë është në vlerësim për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku ka kaluar fazën e parë të vlerësimit nga komisioni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit