Një qytetar ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania për të kërkuar ndihmën e publikut në identifikimin dhe lidhjen me familjarët e një të moshuari që duket se ka humbur.
Sipas tij, i moshuari është prezantuar me emrin Sylejman Dervishi dhe ka deklaruar se ka humbur rrugën për në shtëpi.
Qytetari i cili e ka gjetur tregon se pas bisedës me të moshuarin ka njoftuar menjëherë autoritetet, dhe aktualisht Sylejmani ndodhet pranë Komisariatit të Policisë nr. 6 në Tiranë, në pritje që familjarët ta marrin.
Apelojmë ndaj çdo qytetari që mund ta njohë atë ose të afërmit e tij, të kontaktojë menjëherë me Komisariatin nr. 6 ose të paraqitet personalisht për të marrë të moshuarin.