Studimi: Sa më pak postime në rrjete sociale, aq më shumë lumturi në çift!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.07.2025, 00:35

Një studim i fundit nga Shotkit, një platformë e njohur për kërkime mbi stilin e jetës, ka zbuluar një të vërtetë që mund t’i bëjë çiftet të mendojnë dy herë para se të postojnë selfie-n e radhës në Instagram: ata që postojnë më pak për marrëdhënien e tyre priren të jenë më të lumtur.

Sipas studimit të kryer me mbi 1000 çifte, 65% e atyre që rrallë ose kurrë nuk postojnë për partnerin e tyre raportuan një nivel të lartë lumturie në lidhje, krahasuar me vetëm 21% të çifteve që ndajnë çdo moment romantik në rrjet. E ndërsa çiftet që postojnë tri herë ose më shumë në javë? Ata rezultojnë mbi dy herë më të prirur të ndihen të pasigurt dhe të pakënaqur.

Sekreti, sipas ekspertëve, qëndron te intimiteti. Çiftet që mbajnë dashurinë e tyre larg syve të rrjeteve sociale raportojnë lidhje më të forta dhe 46% e tyre ndihen plotësisht të përmbushur emocionalisht. “Dashuria e vërtetë nuk ka nevojë për filtra apo hashtagë,” thuhet në studim, duke nënvizuar se besimi dhe afrimiteti lulëzojnë në privatësi.

Ndoshta ka ardhur koha të lini telefonin mënjanë dhe të shijoni një darkë me partnerin pa e kthyer atë në ngjarje publike. Dashuria, në fund të fundit, nuk matet me pëlqime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit