“Kamikazi” me BMW u rrezikon jetën qytetarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.07.2025, 23:02

Një tjetër rast i rrezikshëm është shënuar në rrugët e Shqipërisë, këtë herë në aksin Vlorë–Radhimë, ku një qytetar ka dërguar në redaksinë tonë një video që tregon një parakalim tërësisht të gabuar nga një automjet tip BMW me targa AB 547 RJ në afërsi të një kthese.

Sipas qytetarit, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme dhe shoferi i BMW-së ka rrezikuar jetën e përdoruesve të rrugës duke kryer një manovër ekstreme dhe të papërgjegjshme, duke dalë në krahun e kundërt në një moment kur një tjetër mjet po vinte përballë me shpejtësi. Vetëm për pak sekonda nuk ndodhi një përplasje fatale.

Denoncimi i plotë i qytetarit:

“Përshëndetje JOQ Albania, Dua të denoncoj një sjellje skajshmërisht të rrezikshme në qarkullim rrugor, që ndodhi sot në aksin rrugor Vlorë – Radhimë. Një automjet tip BMW e zezë, me targa AB 547 RJ, ka kryer një parakalim tërësisht të gabuar, duke rrezikuar seriozisht jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.”

Ngjarje të tilla tregojnë sa e domosdoshme është forcimi i kontrolleve policore, por mbi të gjitha ndërgjegjësimi i drejtuesve të mjeteve, pasi në çdo sekondë pakujdesie mund të shuhet një jetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit