Një apel prekës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare e shqetësuar, e cila prej tre netësh shikon të njëjtin të moshuar në zonën e Babrrusë në Tiranë, i cili qëndron ulur në një karrige buzë trotuarit. I moshuari duket i pafuqishëm dhe i braktisur, ndërsa rri i ulur në heshtje, pa askënd pranë.
"Mirëmbrëma JOQ! Ky i moshuar ndodhet në Babrru, kam 3 net që e shoh. Ju lutem, a ka familje ose shtet për ta ndihmuar? Më vjen kaq keq për këtë sa nuk e di…", – shkruan qytetarja.
Fotoja flet vetë. Një burrë i moshuar, kokëulur, i vetëm në një karrige plastike, në orët e vona të natës. A është i humbur? I sëmurë? Apo i braktisur nga të gjithë?
JOQ Albania i bën thirrje autoriteteve përkatëse, shërbimeve sociale dhe kujtdo që mund të njohë këtë të moshuar, të ndërhyjnë urgjentisht për të ofruar ndihmë dhe për të shmangur një tjetër histori të dhimbshme që ndodh para syve tanë dhe që shumëkush zgjedh ta injorojë.
Shteti dhe shoqëria nuk mund të kthejnë kokën nga ana tjetër.