Policia që duam! Efektivi i Rrugores ndihmon fëmijët të marrin topin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.07.2025, 21:35

Një gjest i thjeshtë, por kuptimplotë, ka ardhur nga një efektiv i Policisë Rrugore në rrugën e Elbasanit në Tiranë, i cili ka treguar se në uniformën e policisë mund të fshihet edhe një përkushtim i madh ndaj komunitetit.

Një qytetare ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet momenti kur punonjësi i policisë ndihmon disa fëmijë që po luanin pranë rrugës, për të marrë topin e tyre që kishte përfunduar në mes të rrugës, duke e shoqëruar këtë gjest me një buzëqeshje ndaj fëmijëve.

"Një big up për këtë policin që i ndihmoi fëmijët të marrin topin te rruga e Elbasanit!", – shprehet qytetarja që ka filmuar videon.

Ky gjest tregon se si punonjësit e Policisë së Shtetit mund të jenë të vëmendshëm dhe të përkushtuar ndaj komunitetit, veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijë. Sjellje të tilla meritojnë të përgëzohen dhe shërbejnë si një shembull frymëzues për të gjithë efektivët, duke forcuar besimin e qytetarëve te policia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit