Shqiptari lë mend: Plazh falas përballë resortit 1000€ nata

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.07.2025, 20:00

Një qytetar shqiptar që jeton në Venecia ka ndarë për JOQ një përvojë befasuese nga Pula, Kroaci. I ndodhur në një plazh publik, përballë një resorti ku nata kushton plot 1000 euro, ai tregon se hyrja në det është krejtësisht falas, po ashtu edhe parkimi për makinat.

“Sot në Pula, plazh publik, hyrja falas, parkingu falas… përballë një resorti luksoz. Kjo është hera e dytë që vij këtu nga Italia dhe s’më del çudia. Po të ishte ky resort në jug të Shqipërisë, as të afrohesh dot s’të linin, jo më të hyje falas,” – shprehet pushuesi.

Përvoja e tij vë në kontrast të fortë mënyrën si trajtohet turizmi në Kroaci, ku luksi dhe qasja publike bashkëjetojnë, me realitetin në jug të Shqipërisë, ku shpesh hapësirat publike zihen, çmimet ngrihen dhe pushuesit ndihen të përjashtuar.

Një tjetër kujtesë se turizmi nuk është vetëm çmimi i një nate, por përvoja që i ofrohet kujtdo që afrohet në bregdet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit