Një video e publikuar më 6 korrik po bën xhiron e rrjetit dhe ka ndezur debat të fortë në opinionin publik. Në pamje shihet një grua e veshur me të zeza, e dyshuar si e veja e të ndjerit, duke bërë twerk pranë arkivolit të hapur të bashkëshortit të saj.
Ngjarja ndodh në një sallë të mbushur me njerëz, të cilët brohorasin dhe filmojnë skenën, ndërsa atmosfera më shumë ngjan me një festë sesa një ceremoni mortore tradicionale.
Videon e ka publikuar në rrjetet sociale këngëtari El Cangri del Callao, i cili ishte i pranishëm në ceremoni dhe shprehet se kjo ishte një mënyrë personale e familjes për t’i dhënë lamtumirën të ndjerit.
Reagimet në rrjete sociale janë të ndara: disa e konsiderojnë këtë si një akt simbolik dashurie dhe përshëndetjeje të fundit, ndërsa të tjerë e cilësojnë si një shfaqje të papërshtatshme dhe mungesë totale respekti për të vdekurin.
Ngjarja vazhdon të komentohet gjerësisht dhe ngre pyetje mbi ndryshimin e zakoneve dhe mënyrave të shprehjes së dhimbjes në kohën e rrjeteve sociale.