Sherr për lojën me top në Kavalishencën e Durrësit, pushuesit përplasin në tokë punonjësin e çadrave

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.07.2025, 20:09

Një përplasje e dhunshme ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Kavalishencës në Durrës, pranë shtëpisë së pushimit të punonjësve të Policisë së Shtetit. Në sherr janë përfshirë disa pushues dhe punonjësi që kujdeset për rendin dhe mirëmbajtjen e çadrave të plazhit.

Sipas një qytetari që ka dërguar videon në redaksinë e JOQ Albania, dy të rinj që po luanin me top në rërën pranë çadrave, kanë debatuar me punonjësin e plazhit pasi ky i fundit u kërkoi të ndalonin lojën, pasi po shqetësonin pushuesit e tjerë.

Situata ka degjeneruar shpejt në përplasje fizike, ku është përfshirë edhe një person i katërt, i cili dyshohet të jetë prindi i njërit prej pushuesve. Në pamjet filmike, shihet qartë që punonjësi shtyhet me duar prej tyre dhe më pas përplaset në tokë nga një prej të rinjve.

"Djali i cadrave nuk kishte faj. Ata të dy bashkë me një prind e goditën dhe e përplasën në tokë, sepse ai u tha që nuk duhet të shqetësojnë pushuesit e tjerë me topin. Ata i thanë punonjësit se nuk i njohin rregullat dhe nuk është ai që duhet t'ju tregojë rregullat atyre. Kur ndodhin këto në Kavalishencën e Policisë, imagjino në vende të tjera," – shkruan qytetari.

Fatmirësisht, situata është neutralizuar nga pushues të tjerë që ndodheshin pranë dhe kanë ndërhyrë për të ndalur konfliktin, i cili mund të kishte përfunduar me pasoja më të rënda.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit