Grekët “pjekin” shqiptarët në kufi, pritje deri në 3 orë në Qafë Botë nën vapën përvëluese

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.07.2025, 19:20

Një tjetër ditë e vështirë është regjistruar në Pikën Kufitare të Qafë Botës, ku udhëtarët shqiptarë dhe të huaj po përballen me pritje të gjata nën temperaturat përvëluese të korrikut.

Shkak për këtë situatë është bërë ngadalësia e përpunimit nga pala greke në doganën e Mavromatit, ku kontrolli i një automjeti zgjat deri në një orë, duke krijuar radhë të gjata.

Ndërkohë, pala shqiptare po punon me tre sportele dhe përpunon çdo makinë brenda pesë minutash, por kjo nuk mjafton për të shmangur kaosin e krijuar nga ana greke.

Sipas burimeve zyrtare, vetëm gjatë ditës së sotme kanë kaluar nga kjo pikë kufitare mbi 1500 persona dhe 900 automjete, me fluks të shtuar për shkak të sezonit turistik dhe emigrantëve që kthehen për pushime.

Qytetarët shprehen të revoltuar nga vonesat dhe mungesa e organizimit të palës greke, ndërsa temperaturat e larta e bëjnë pritjen thuajse të papërballueshme.

Pavarësisht situatës që përsëritet prej ditësh, pala greke vijon të mos reagojë, duke e kthyer çdo kalim kufitar në një stres të vërtetë për qytetarët shqiptarë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit