“Heroi i heshtur i Sarandës” shpëton 6 jetë në një ditë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.07.2025, 18:51

Një ngjarje që meriton vëmendje ka ndodhur sot pranë kanalit të Çukës në Sarandë, ku roja bregdetare Xhilian Zheleku ka shpëtuar nga mbytja të paktën 6 pushues brenda një dite.

I njohur nga vendasit si një punonjës i përkushtuar, Xhiliani është kthyer në "heroin e heshtur" të një plazhi ku mungesa e masave të sigurisë është kthyer në rrezik të përditshëm për pushuesit.

Në një apel publik, qytetarët kërkojnë ndërhyrjen e policisë dhe autoriteteve lokale për vendosjen e një tabele paralajmëruese pranë pikëderdhjes së lumit të Bistricës. Sipas tyre, rrjedha e lumit ka ndryshuar drejtim dhe është kthyer në një zonë shumë të rrezikshme për not, duke rritur rrezikun për incidente të ngjashme.

Publiku kërkon që heronj si Xhiliani të mos mbeten në hije dhe që institucionet të marrin masa konkrete për të parandaluar tragjedi të mundshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit