Nga Përroi te bulevardi i palmave, banorët denoncojnë zaptimin e trotuareve dhe lulishteve nga lokalet që lejon kryetarja Eriselda Sefa.
Kryetarja e Bashkisë Lushnje, Eriselda Sefa, publikoi në Facebook një video me dron që tregon vetëm majat e pemëve dhe rrugë thuajse të zbrazëta, duke lënë të kuptohet se qyteti është i pastër nga kioskat dhe kafenetë provizore. Pamjet, të filmuara nga lart, fshehin realitetin në tokë, ku hapësirat publike janë mbushur me tavolina, tenda dhe ndërtime të improvizuara.
Një xhirim i dytë, bërë në mesditë kur qyteti ishte pothuajse bosh, zbulon radhë lokaleh të mbyllura nga grilat, karrige e ombrella që pushtojnë trotuaret përballë vetë zyrës së Sefës. Banorët thonë se ajo u ka dhënë leje “të fortëve” lokalë, ndërsa bizneseve të tjera u mohon hapësirën për të tregtuar.
Përballë Komisariatit dhe farmacinë qendrore, kioskat sezonale janë shndërruar në struktura me xhama e kafaze metalike, duke tejkaluar afatin ligjor gjashtëmujor. Trotoaret janë zënë plotësisht, ndërsa kalimtarët detyrohen të zbresin në rrugë, duke rrezikuar sigurinë.
Avokati Adriatik Guri gëzon një shesh pranë pallatit Luna 2, ku lulishte publike dhe hapësira e pallatit Luna 1 janë kthyer në lokale me tenda dhe xhama. Banorët e pallatit Ajka ankohen për zhurmën e natës dhe për mungesën e qetësisë, pasi tavolinat zënë çdo cep të lulishtes përpara ndërtesës së tyre.
“Po ju shkruaj për një gënjeshtër të kryetares Bashkisë Lushnjë ERISELDA SEFA. Që I bën karshillik EDI RAMËS. Nxjerr me pamje me dron Lushnjen që e mbulojnë pemët të njëjtat zona që do ju nis me video që janë plot lokale, karige, tenda, mbyllur lokalet jashtë si ka fazë që nuk lënë dyqanet e tjera të shesin, dhe problem për zënie të shesheve pallateve, zënie trotuareve. Shiko çfarë video me dron që nxjerr zonja në fcb gjoja nuk ka kafene e lulishte të zëna me kioska provizore e çadra që më pas i bllokojnë në dimër, i bëjnë lokale, duke nisur përballë zyrës së saj në bashki ku ajo vetë çdo ditë ka lokale që jep leje. Kjo është video me dron që nxjerin i bëra një screenshot."
"Ndërkohë e mora dje në drekë kur nuk kishte njerëz që të mos thonin pse filmon lokalet që ka lejuar ajo mu përballë derën bashkisë, ja ka lejuar të fortëve të Lushnjës. Ja dhe video tjetër në mes qytetit para komisariatit te Farmacia në Lushnje qendër lokale që nga çadra kanë bërë ndërtime provizore që me ligj 6 muaj e kanë, kanë zënë rrugë e trotuarë. Avokatit Adriatik Guri, të fortit të Lushnjës ka dhënë shesh pallatit lokal Luna 2 dhe pjesë lulishte dhe pjesë shesh pallati Luna 1 me ndërtime tenda, kafaze, xhamllik duke u zaptuar Lushnja. Shiko kjo ka shumë rëndësi për mua, jam banore pallatit të AJKA. Shiko lokalet tavolinat çfarë bëhet tërë burra, nuk kalojmë dot me fëmijë e nuk gjejmë qetësi nga zhurma lokaleve. Shiko si e ka bastarduar Lushnjen nga prroi deri te Byrek Met Çela, hyrja e Lushnjës bulevardi palmave, shiko ke guxuar e jep leje prapë për këto palo ndërtime provizore, e në sy të saj pastaj ato bëhen ndërtime”, thotë një banore, duke theksuar se askush nuk mund të kalojë më lirshëm me fëmijët në trotuare. Sipas saj, edhe hyrja kryesore e bulevardit me palma është prekur nga lejet e lëshuara pa kriter për struktura të përkohshme, që më pas kthehen në ndërtime të përhershme.
Banorët kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të verifikuar situatën dhe për të vënë rregull në procesin e dhënies së lejeve. Ata paralajmërojnë se do të publikojnë më shumë video e fotografi që tregojnë kontrastin mes propagandës me dron dhe realitetit të zaptuar në terren.
Organizatat lokale të shoqërisë civile po mbledhin prova për të dërguar një kallëzim penal ndaj kryetares së bashkisë dhe zyrtarëve që kanë firmosur lejet. Ata theksojnë se lulishtet dhe sheshet publike janë pronë e qytetarëve, jo monedhë për pazare politike.