Siguria në punë vijon të mbetet një problem serioz në Shqipëri, duke rrezikuar jetën e dhjetëra punëtorëve që shpeshherë nuk respektojnë as masat më minimale të mbrojtjes.
Së fundmi, në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur pamje shqetësuese të një punëtori në një kantier ndërtimi, i cili shihet duke ecur mbi një vinç në lartësi të konsiderueshme, pa qenë i pajisur me mjete sigurie.
Sipas denoncimit të një qytetareje, ngjarja ka ndodhur në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër në rrugën “Stavri Sinjari” në Tiranë. “Niveli i sigurisë 0, duke qartë dhe në video që nuk është i lidhur me asgjë,” shkruan ajo krahas pamjeve të dërguara.
Ky rast vë në dukje për të disatën herë mungesën e zbatimit të standardeve të sigurisë në vendet e punës. Në shumë raste të ngjashme, pakujdesia dhe neglizhenca kanë sjellë pasoja tragjike, përfshirë humbje jete.
Denoncimi i plotë:
Pershendetje si jeni? Kjo videoja eshte live tani nga ndertimet tek nje komplex pallatesh tek rruga Stavri Sinjari, afer Globe, Tirane. Ky punetori po perpiqej te rregullonte vincin e prishur, ne mes te vapes, ne nje lartesi shume te madhe. Niveli i sigurise 0, duket qarte dhe ne video qe nuk esht i lidhur me asgje. Anonim ju lutem. Pune te mbare.