Këto pamjet tregojnë momentin e parë të nisjes së sherrit të dhunshëm që ndodhi mbrëmjen e djeshme në lokali “Lollipop” në Palasë.
Sapo gotat fillojnë të thyhen, muzika ndalon dhe njerëzit fillojnë të dalin të panikosur jashtë klubit të natës. Sipas raportimeve në konflikt janë përdorur edhe armë zjarri. Gjithçka nisi si një debat mes dy grupeve që ishin në lokal, dhe nga debati verbal ka kaluar në konfrontim fizik.
Shishe qelqi, gota e karrige janë përplasur e thyer në tentativën e të pranishmëve për të dalë nga lokali. Gjatë kësaj ngjarje disa persona kanë mbetur të lënduar nga xhamat që u thyen, teksa kur mbërriti policia në hyrje të lokalit kishte shenja të dallueshme gjaku.
Deri më tani asnjë person nuk është ndaluar për këtë ngjarje.