Raportohet se Blero dashurohet sërish, një mal dhurata për partneren e re

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.07.2025, 13:12

Blero duket se po e përjeton fazën e dashurisë me intensitet të plotë!

Vetëm pak kohë pasi bëri publike se është në një romancë të re, këngëtari ka ndarë me ndjekësit një moment tepër personal dhe të ëmbël.

Në një foto të postuar në Instagram Story, ai ka treguar një mal me dhurata për partneren e tij – parfume, kuti me dhurata të zbukuruara, arushë lodër, lule, kornizë me foto intime dhe kartolina dashurie. Në mbishkrimin e imazhit, Blero shkruan: “Thank you so much for coming into my life. Ti je dhurata ime love”, duke konfirmuar se është më i dashuruar se kurrë.

Ky gjest romantik ka tërhequr vëmendjen e fansave të artistit, të cilët prej javësh janë kuriozë për të njohur partneren misterioze që i ka rikthyer buzëqeshjen dhe frymëzimin për dashuri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit