Zonja e shtëpisë nuk u përgjigjej familjarëve, zjarrfikësit i ‘shkatërrojnë’ derën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.07.2025, 12:08

Ky është momenti kur forcat zjarrfikëse kanë marrë fresiblin dhe po shkatërrojnë derën e një qytetareje në Durrës.

E gjitha ndodhi pas zonja e shtëpisë nuk po u përgjigjej në telefon familjarëve të saj, të cilët duke mos ditur asgjë për fatin e të afërmes, njoftuan policinë. Pasi dera ishte e mbyllur, u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për ta prerë dhe për të hyrë brenda.

Por sipas qytetarit që raporton rastin, kur dera u hap zonja nuk është gjetur brenda. Nuk dihet se çfarë mund t’i ketë ndodhur asaj, por banorët e apartamenteve të tjera në pallat kanë dalë jashtë për shkak të zhurmës së madhe të krijuar.

Ne Durres, nje grua nuk hapte me telefon dhe familjaret morren policin e shtetit per ti shkuar ne shpi si perfundim prishen deren edhe shpia ishte bosh, Skandal!!!,” shkruan qytetari.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit