Trageti turbullon ujërat pranë bregut në Durrës

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 19.07.2025, 09:16

Një qytetar që udhëtonte me traget drejt portit të Durrësit ka ngritur shqetësimin për një veprim të papërgjegjshëm të stafit të anijes. Sipas tij, drejtuesit e tragetit kanë derdhur mbetjet e grumbulluara nga pasagjerët direkt në det, shumë pranë vijës bregdetare.

Në pamjet e siguruara, duket qartë se uji i detit është errësuar ndjeshëm në zonën ku trageti ka kaluar, por nuk dihet nëse është për shkak të derdhjes së mbetjeve sikur pretendon denoncuesi, apo për shkak se helikat e anijes kanë trazuar llumin që ndodhet në kanal.

Ore ka shtet ketu apo jemi bangladesh? Super i mllefosur kur pash si derdhen mutërat e miletit fare ne brigje tek porti në Durrës! Jam nga Kosova por Shqipërinë e dua si fëmijët e mi 🇦🇱♠,” shkruan denoncuesi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit