Gruaja kapet duke vjedhur çadrën e plazhit: Ktheje mbrapsht, ose do të denoncoj!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.07.2025, 00:41

Një qytetar ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje të përsëritur në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku sipas tij disa banorë lokalë po marrin çadrat private të vendosura në bregdet.

Në denoncimin e tij, ai i bën thirrje një zonje, e cila është kapur në video duke marrë një çadër dhe më pas largohet, që ta kthejë menjëherë aty ku e mori, ndryshe do të bëjë kallëzim në polici.

Sipas denoncuesit, ky episod është filmuar mbrëmjen e kësaj të premteje, rreth orës 21:20. Pamjet tregojnë momentin kur zonja merr çadrën dhe largohet qetësisht.

Qytetari kërkon ndërhyrjen e institucioneve për të ndalur raste të tilla që, sipas tij, po përsëriten çdo sezon veror në këtë zonë.

Mesazhi i plotë i qytetarit:

Përshëndetje JOQ! Doja të denoncoja një rast vjedhjeje të përsëritur tek zona e Shkëmbit të Kavajës, ku disa banorë të zonës kanë marrë çadrat private. I bëj thirrje zonjës hajdute ta dorëzojë çadrën tek vendi ku e ka marrë, përndryshe do të denoncohet në polici. Po ju dërgoj edhe videon ku shihet qartë momenti kur merr çadrën dhe largohet. Videoja është filmuar mbrëmjen e së premtes, rreth orës 21:20. Po patët mundësi, publikojeni!

@joq

Një qytetar ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania për të denoncuar një rast vjedhjeje të përsëritur në zonën e Shkëmbit të Kavajës, ku sipas tij disa banorë lokalë po marrin çadrat private të vendosura në bregdet. Në denoncimin e tij, ai i bën thirrje një zonje, e cila është kapur në video duke marrë një çadër dhe më pas largohet, që ta kthejë menjëherë aty ku e mori, ndryshe do të bëjë kallëzim në polici. Sipas denoncuesit, ky episod është filmuar mbrëmjen e kësaj të premteje, rreth orës 21:20. Pamjet tregojnë momentin kur zonja merr çadrën dhe largohet qetësisht. Qytetari kërkon ndërhyrjen e institucioneve për të ndalur raste të tilla që, sipas tij, po përsëriten çdo sezon veror në këtë zonë. Mesazhi i plotë i qytetarit: Përshëndetje JOQ! Doja të denoncoja një rast vjedhjeje të përsëritur tek zona e Shkëmbit të Kavajës, ku disa banorë të zonës kanë marrë çadrat private. I bëj thirrje zonjës hajdute ta dorëzojë çadrën tek vendi ku e ka marrë, përndryshe do të denoncohet në polici. Po ju dërgoj edhe videon ku shihet qartë momenti kur merr çadrën dhe largohet. Videoja është filmuar mbrëmjen e së premtes, rreth orës 21:20. Po patët mundësi, publikojeni!

♬ original sound – JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit