Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e së premtes në Tiranë, ku një automjet ka përplasur për vdekje një person.
Viktima është identifikuar si 54-vjeçari S.Xh,, i cili po lëvizte me biçikletë në rrugën “Jordan Misja”.
54-vjeçari ndërroi jetë në spital pasi nuk mundi dot t'u mbijetonte plagëve të marra.
Drejtuesi i mjetit, një 27-vjeçar i paidentifikuar, është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Policia ka nisur hetimer për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit të rëndë.