Turp në Sarandë! 5 euro për të hyrë te Kalaja e Lëkurësit, turistët ikin të zhgënjyer

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.07.2025, 20:38

Një denoncim i fortë vjen nga një qytetare shqiptare e lindur dhe rritur në Itali, e cila si çdo vit ka zgjedhur të kalojë pushimet në jug të Shqipërisë. Por këtë herë, përballja me realitetin në Kalanë e Lëkurësit në Sarandë ka qenë zhgënjyese.

Sipas denoncimit dërguar redaksisë së JOQ Albania, hyrja në kala është bërë me pagesë – 500 lekë ose 5 euro për person – pa përfshirë fare konsumimin brenda.

"Aq e rëndë sa nuk të lënë as të bësh një foto nga jashtë nëse nuk paguan. Turistët u përzinin sikur ishin të padëshiruar. Shumica u kthyen mbrapsht, të habitur dhe të zhgënjyer", shkruan qytetarja.

Ajo shton se për vite me radhë ka darkuar aty me familjen, por këtë vit situata ishte krejt ndryshe. Kalaja, një monument kulture dhe pasuri publike, është kthyer në një zonë tërësisht të privatizuar ku çdo gjë kushton, përfshirë edhe ajrin.

"Kanë privatizuar gjithçka," thotë ajo e revoltuar, duke shtuar se kjo sjellje i bën dëm të madh turizmit dhe imazhit të vendit.

Ndërkohë, autoritetet heshtin, ndërsa simbolet historike të vendit vazhdojnë të shndërrohen në biznese të mbuluara me flamurin e turizmit. Pyetja që ngrihet është: A është Kalaja e Lëkurësit një trashëgimi e shqiptarëve, apo një xhep privat që thith euro?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit