“Jam shoku i babit”, i moshuari mashtron 14-vjeçaren në dyqan, merr stekat me paketa dhe largohet paturpësisht pa paguar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.07.2025, 22:06

Një qytetare ka denoncuar një rast mashtrimi dhe vjedhjeje që ka ndodhur në dyqanin e saj në zonën e Laprakës. Sipas saj, një burrë rreth të 60-ave ka hyrë në dyqan dhe ka mashtruar vajzën e saj 14-vjeçare, e cila ndodhej vetëm në atë moment.

Ai i është prezantuar si "shoku i babait të saj" dhe i ka kërkuar disa steka me paketa cigaresh, duke i kërkuar më pas edhe disa pako makarona.

Teksa vajza është larguar për t’i marrë produktet në fund të dyqanit, mashtruesi ka përfituar nga rasti për t'u larguar me produktet e marra, duke thënë se do shkonte te makina për të marrë paratë. Ai nuk është kthyer më.

Denoncimi i plotë:

Përshëndetje, dua të denoncoj një rast që ka ndodhur në zonën e Laprakës. Një burrë rreth të 60-ave ka hyrë në dyqan dhe ka mashtruar vajzën time 14 vjeçe, duke i marrë një shumë të konsiderueshme paketash. Ky është personi që ka hyrë, nëse është e mundur, dua ta publikoni, që të mos mashtrojë njerëz të tjerë. I ka thënë vajzës: “Jam shoku i babit dhe dua të marr disa gjëra.” Në momentin që ka marrë disa steka me paketa, i ka thënë vajzës: “Shko më merr disa pako makarona në fund të dyqanit.” Në atë moment ka marrë paketat dhe është larguar. I ka thënë: “Do iki të marr makinën dhe të sjell lekët.” Nëse e publikoni, do t’ju falënderoja shumë, pasi vajza kaloi një stres shumë të madh nga ky person. Nëse ky person gjendet dhe identifikohet, unë do jap edhe një shpërblim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit