Në fshatin piktoresk të Gjombabasit, në Njësinë Administrative Lekas të Korçës, një gomar i urtë dhe i lodhur nga jeta është fotografuar duke medituar thellë mes plehrave, ndoshta duke menduar: "Po kur do vijë shteti t’i mbledhë këto mbeturina që më rrethojnë jetën?"
Në mungesë të investimeve, pastrimeve apo edhe një lopate me dëshirë për punë, kafsha e bindur është lënë të ruajë vetë mjedisin, ndoshta si pjesë e ndonjë projekti pilot për "koordinimin e ndërsjellë mes kafshëve dhe ndotjes".
Sipas banorëve të zonës, gomari nuk është vetëm simboli i fshatit, por edhe i durimit institucional: rri aty, nuk proteston, nuk bërtet, thjesht shikon shtetin që s’vjen kurrë.
Deri atëherë, bashkia ndoshta po pret që plehrat të bëhen atraksion turistik dhe gomari—roje nderi me orar të pacaktuar—të fitojë statusin e “Punonjësit të Vitit” në sektorin e mjedisit.