Tragjedi në Elbasan, dy vëllezërit e mitur mbyten në lumin Shkumbin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 18.07.2025, 20:52

Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të premte në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy fëmijë të mitur kanë humbur jetën pasi u mbytën në lumin Shkumbin.

Sipas informacioneve paraprake, dy vëllezër, 7 dhe 9 vjeç, ishin duke ruajtur bagëtitë së bashku me një familjare të tyre, kur vendosën të futeshin në lumë për t’u larë. Fatkeqësisht, rrjedha e fortë e ujit dhe mungesa e masave të sigurisë bënë që ata të mos arrinin të dilnin më në breg.

Banorët e zonës dhe forcat e emergjencës u vunë menjëherë në lëvizje për t’i ndihmuar, por fatkeqësisht nuk ia dolën. Trupat e pajetë të fëmijëve u gjetën pak më vonë në një kanal më poshtë në rrjedhën e lumit.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe, së bashku me grupin hetimor, po punon për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie. Trupat e fëmijëve janë transportuar për ekzaminim mjeko-ligjor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit