I dashuri i Ilaria Sulës do të gjykohet menjëherë, familjarët presin drejtësi

Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 18.07.2025, 18:35

Prokuroria kërkon gjykim te menjëhershëm për vrasësin e Ilaria Sulës, teksa familjarët kërkojnë dënim maksimal.

“Ata njerëz i kanë bërë shumë dëm familjes sime. Shpresoj të bëhet drejtësi.”- këto kanë qenë fjalët e Flamur Sulës, babait të Ilarias, i cili i pikëlluar kërkon dënim maksimal për ish të dashurin e vajzës, i cili i masakroi të bijën me gjakftohtësi.

Prokuroria e Romës kërkoi gjykim të menjëhershëm për Mark Antony Samson, i cili ka pranuar krimin brutal, që ndodhi marsin e kaluar në Romë.

Familja e Ilarias jeton në Terni dhe ata janë ende të shokuar për atë që ka ndodhur. Ata presin mbështetje dhe drejtësi nga prokuroria italiane. Autoritetet kanë premtur se do ta zgjidhin këtë rast me përparësi dhe se do të konsiderojnë të gjitha provat, për ti dhënë autorit dënimin e merituar.

“Ilaria kishte një jetë të tërë përpara dhe është e padrejtë që princesha ime pati këtë fund të tmerrshëm. Kam besim në sistemin italian të drejtësisë”, përfundoi Flamur Sula.

Ngjarja është pritur keq edhe në vendlindjen e Ilarias, në Çermë ku të afërmit mbajtën zi po njëlloj dhe ata sikurse familjarët presin që drejtësia të veprojë kundrejt këtij krimi makabër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit