Një qytetar nga Fieri i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një ngjarje shqetësuese që ka ndodhur në dyqanin e tij.
Në videon e dërguar, shihen qartë tre fëmijë të vegjël teksa i afrohen frigoriferit të jashtëm të dyqanit dhe marrin disa pije freskuese pa leje, dhe më pas largohen me shpejtësi.
Qytetari thekson se kjo nuk është hera e parë që ndodh një rast i tillë. Sipas tij, ky fenomen tregon një mungesë të theksuar edukate dhe përgjegjësie te brezi i ri, i cili nuk druhet të kryejë veprime të tilla.
“Nuk është çështje pijeje, por ajo që më shqetëson më shumë është se çfarë brezi po rritet,” – shkruan qytetari. Ai shton se situata të tilla nuk duhet të normalizohen, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë, të cilët në vend të lodrave po mësohen me vjedhjen që në moshë të vogël.
Fenomeni në fjalë ngre pikëpyetje serioze për mënyrën se si po edukohet brezi i ardhshëm dhe për mungesën e kontrollit prindëror apo institucional ndaj fëmijëve që enden rrugëve dhe përfshihen në veprime të dënueshme moralisht dhe ligjërisht.
@joq Një qytetar nga Fieri i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një ngjarje shqetësuese që ka ndodhur në dyqanin e tij. Në videon e dërguar, shihen qartë tre fëmijë të vegjël teksa i afrohen frigoriferit të jashtëm të dyqanit dhe marrin disa pije freskuese pa leje, dhe më pas largohen me shpejtësi. Qytetari thekson se kjo nuk është hera e parë që ndodh një rast i tillë. Sipas tij, ky fenomen tregon një mungesë të theksuar edukate dhe përgjegjësie te brezi i ri, i cili nuk druhet të kryejë veprime të tilla. “Nuk është çështje pijeje, por ajo që më shqetëson më shumë është se çfarë brezi po rritet,” – shkruan qytetari. Ai shton se situata të tilla nuk duhet të normalizohen, sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë, të cilët në vend të lodrave po mësohen me vjedhjen që në moshë të vogël. Fenomeni në fjalë ngre pikëpyetje serioze për mënyrën se si po edukohet brezi i ardhshëm dhe për mungesën e kontrollit prindëror apo institucional ndaj fëmijëve që enden rrugëve dhe përfshihen në veprime të dënueshme moralisht dhe ligjërisht.
♬ original sound – JOQ Albania