Kamikazi që si dhimbset jeta kërkon të marrë dhe të tjerë me vete

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.07.2025, 18:37

Një denoncim shqetësues ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë, lidhur me veprimet tepër të rrezikshme të një shoferi në autostradën Vlorë–Fier.

Në pamjet që JOQ Albania ka siguruar, shihet një automjet që kryen parakalime të rrezikshme në korsinë e djathtë të rrugës. Në një moment, ai rrezikon një përplasje të drejtpërdrejtë, teksa futet mes dy automjeteve të tjera, të cilat detyrohen të spostohen për të shmangur aksidentin.

Raste të tilla përbëjnë një rrezik serioz për jetën e qytetarëve, sidomos kur në automjete ndodhen familjarë dhe fëmijë në udhëtim. Ndaj, një ndërhyrje e menjëhershme nga institucionet përkatëse dhe ndëshkimi sipas ligjit janë të domosdoshme për të parandaluar ngjarje tragjike.

Përshëndetje, ju lutem më ndihmoni me raportimin e këtij ‘vrastari’ në autostradën Vlorë–Fier që për pak sa nuk shkaktoi një aksident,” shkruan denoncuesi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit