Njerëzit e ‘Tikut’ luftë për mandatin, kërcënojnë shokët e koalicionit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 18.07.2025, 17:46

Adriatik Lapaj dhe Endri Shabani duket se janë ndarë përfundimisht me koalicionin e tyre “Nisma Shqipëria Bëhet” me të cilin u futën në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit dhe arritën të sigurojnë vetëm një mandat në kuvend.

Kjo javë ka sjellë shumë debate brenda koalicionit, pasi daja i Endri Shabanit, Zeqir Kordhoni, i cili ishte në listë të sigurt, si shumë familjarë të tjerë të dy drejtuesve, refuzon të japë dorëheqjen ashtu sikurse ishte marrëveshja paraprake, dhe kërkon të marrë mandatin e vetëm që kjo forcë politike ka fituar, duke i rrezikuar Adriatikut futjen në kuvend.

Tiku duket se është mërzitur shumë nga kjo “prerje në besë”, siç e konsideron një mik i tij, i cili me sa duket i ka dërguar disa mesazhe kërcënuese Endri Shabanit. Ai e paralajmëron se do ta paguajë shtrenjtë këtë që po bën, dhe daja i tij do të jetë ai që do ta pësojë më keq.

Është pak por e sigurtë, që kjo gjuhë nuk është aspak normale dhe e zakontë për persona që janë futur në politikë, dhe kërkojnë të mbajnë me çdo çmim mandatin e vetëm të fituar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit