Një situatë e rrezikshme ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Durrës-Tiranë, ku një kamion i ngarkuar me tulla ka qenë pranë përmbysjes, duke krijuar një rrezik të madh për sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës.
Në pamjet e siguruara nga JOQ Albania, shihet kamioni teksa lëviz në drejtim të Tiranës, i ngarkuar me materiale ndërtimi. Për shkak të ngarkesës së rëndë dhe të shpërndarë në mënyrë të pasigurt, mjeti kryen lëkundje të rrezikshme që e vendosin në prag përmbysjeje.
Qytetari që ka dërguar videon shprehet i tronditur dhe pyet me shqetësim: “A nuk përbën ky rrezik serioz për makinat që kalojnë pranë?”