Gjendet pa shenja jete roja në Portin e Sarandës

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.07.2025, 15:55

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë. Roja i Porti të Sarandës është gjetur pa shenja jete ditën e sotme. Sipas policisë, 64-vjeçari me inicialet I. R., dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Njoftimi i policisë:

Sot, në Portin e Sarandës, është gjetur pa shenja jete shtetasi I. R., 64 vjeç, i punësuar si roje. Nga veprimet paraprake dyshohet se 64-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit