Java e ardhshme ‘përvëluese’ në Kosovë, temperatura deri në 40 gradë Celsius

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 18.07.2025, 20:20

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci ka bërë të ditur se ditëve në vijim pritet përsëri ngritje graduale e vlerave dhe valë e radhës së të nxehtit.

Gosalci përmes një postimi në Facebook tha se në mesin e javës së ardhshme do të ketë temperatura maksimale deri në 40 gradë Celsius.

“Pas ndryshimit të motit, shoqëruar me stuhi lokale rrebeshesh shiu e rënie temperaturash, ditëve në vijim pritet përsëri ngritje graduale e vlerave dhe valë e radhës së të nxehtit, që pritet të kulmojë në mesin e javës së ardhshme, madje me temperatura maksimale deri në 40°C dhe netë tropikale (minimale mbi 20°C)”.

“Kjo valë mund të shënojë kulminacionin e ekstremeve të kësaj vere në vendin tonë. Freskim me reshje të dobëta dhe rënie e lehtë e temperaturave nga data 25 korrik”, ka shkruar tutje ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit